Dëshmitë që Serbia ka paraqitur ndaj Haradianjt”

03.03.2017 10:35:08

Serbia ka ngritur flet arrest për komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj, nga ky ‘urdhër’ Haradianj po mbahet ende në Francë në pritje të vendimit nga gjykata e Colmarit.

Siç shkruan sot gazeta serbe Blic, Serbia ka paraqitur prova të reja kundër Haradianjt që përfshinë “dëshmi të punonjësve të policisë të cilët ishin varrosur të gjallë, vrasjen e grave dhe dhunim”.

Sipas një burimi të gazetës në fjalë, Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi, përveç të dhënave më të hershme, me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë ka paraqitur disa prova konkrete – deklaratat dhe të dhënat nga vendet e ngjarjeve dhe dëshmitarëve.

Dje, gjykata e Apelit në Francë shtyu vendimin për Haradinaj më 6 prill.