Mogherini: Ivanov të zbatojë kushtetutën, mandati i takon atij që ka shumicën

03.03.2017 10:25:13

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ishte e drejtpërdrejtë në mesazhin drejtuar Presidentit maqedonas, George Ivanov i cili sipas saj gaboi me refuzimin e mandatimit të Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Mogherinit është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO.

“Kërkoj nga presidenti të rishqyrtoj vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit ti jep mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogerini gjatë fjalimit të saj.