​Maas: Progres i qartë në Shqipëri, angazhim për hapjen e shpejtë të negociatave

02.03.2020 17:35:10

Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë, deklaroi sot ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas pas publikimit të raportit të ndërmjetme të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“KE i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme – para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE-së. Për këtë arsye ne do të angazhohemi në rrethin e BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. Negociatat e anëtarësimit janë instrumenti më i mirë për t’u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të mirë të mundshme dhe për t’u kërkuar atyre progres të mëtejshëm”, tha ai.

Maas tha se “pa një sinjal inkurajues të BE-së, do të rrezikohej përparimi i madh i viteve të fundit dhe kjo do të dëmtonte interesat e BE-së dhe Gjermanisë”.

“Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratike, të qëndrueshme dhe efikase në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.