​Nuk miratohet mocioni për shkarkimin e Dardan Gashit

26.01.2018 16:28:49

Me 36 vota për, 49 vota kundër dhe 3 abstenime, deputetët nuk miratuan mocionin e LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Dardan Gashi, i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng tek kolegu i tij në Qeveri, Fatmir Limaj, vitin që shkoi.

Po ashtu, deputetët miratuan projektligjin për Azil me 82 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Ndryshe, kjo interpelancë u kritikua mjaftë shumë për gjuhën që u përdorë nga deputetët lidhur me përdorimin e armëve.

Seanca tani po vazhdon me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës.