Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka thënë që Beogradi ka bërë dhe gjithmonë do të mundohet të bëjë gjithçka që është e mundur për përmirsimin e marrëdhënieve ndëretnike me Kosovën.
“Do të flasim për dialogun kur është koha për atë” tha Gjuriq kur u pyet për vazhdimin e dialogut në Bruksel , duke marrë parasysh deklaratat e komisioneres Europiane, Federika Mogerini ,e cila tha se agjenda për vazhdimin e dialogut është në përgatitje, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, Gjuriq dhe Ministri i Arsimit nga Serbia po qëndrojnë gjatë ditës së sotme në Republikën e Kosovës ku kanë zhvilluar takime me drejtorët e shkollave serbe në veri të Mitrovicës.