Ambasadori amerikan, Greg Delawie mirëpret letrën e NATO-s

08.12.2016 15:44:03

Ambasadori amerikan, Greg Delawie  me anë të një statusi në llogarinë e tij në Twitter i ka uruar mirëseardhje letrës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në të cilët flitet për forcimin e bashkëpunimit, që Kosova të krijojë lidhje të thella më NATO-n.

“Mirëpres letrën e sekretarit të NATO -së për forcimin e ndërveprimit, bashkëpunimi dhe aktiviteteve të reja  me Kosovën “, ka shkruar ai.

Letra e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa shpreh vullnetin e 28 shteteve anëtare të NATO-s për një etapë të re të integrimit euroatlantik të Kosovës.