​Pacolli: Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira

07.04.2018 18:53:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka dënuar sulmin e sotëm që ka ndodhur në Munster të Gjermanisë.

Përmes një shkrimi, Pacolli ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm, për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt: +49 176 681 497 36.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Dënoj sulmin e ulët dhe qyqar, që ndodhi sot në qytetin Munster të Gjermanisë, ku sipas raportimeve të para humbën jetën disa njerëz e shumë të tjerë mbetën të plagosur.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarëve shërim të shpejtë.

Kosova qëndron me Gjermaninë në këto momente të vështira.

Qytetarët e Kosovës që kanë mundur të preken nga ky sulm për çdo lloj ndihme mund të kontaktojnë në këtë numër emergjent të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt. +49 176 681 497 36