​Partia e Merkel, tjetër humbje në zgjedhje, rezultati më i dobët në 25 vjet

18.09.2016 19:37:49

Partia e Kancelares Angela Merkel, CDU ka pësuar goditjen e dytë në zgjedhje ndryshe nga partia Alternativa Anti-Emigrant për Gjermaninë(AFD), e cila ka sërish ka marrë rritje në votime, sipas sondazheve paraprake.

Kjo është ulja më e madhe e numrit të votave në 25 vjet për partinë e Merkel, që duket se po vuan politikat e Qeverisë në mbështetje të emigrantëve.   Dy javë më parë CDU pësoi humbje të madhe në kantonin lindor Mecklenburg-Vorpommern.

Ekspertët dyshojnë nëse Merkel do të qëndrojë edhe për një mandat të katërt në krye të Qeverisë. Angela Merkel ka humbur shumë pikë me politikat e saj që mbështesin emigrantët nga Lindja e Mesme.