​Policia turke ndalon veteranin e UÇK-së, Imri Ilazi, pasi Serbia ka dërguar emirin e tij në Interpol

08.08.2020 10:04:03

Veterani i UÇK- së, gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia turke në Aeroportin e Antalisë, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka shtuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Gucatit:

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot eshte ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjestarve të UÇK -së ne Interpol nga burimet qe kemi marrë Serbiaketo ditë ka ber nje listë re me emra te ish pjestarve te UÇK -së ju bejmë apel te gjithë bashkëluftetarve qe keto ditë mos te dalin nga shtetet tjera . Shteti Turk duhet te mos i marrë parasyshë asnjeher veprimet dhe listat e derguar ne Interpol nga Serbia