Kryeministri, Avdullah Hoti reagon pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Kryeministri, Avdullah Hoti reagon pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

08.08.2020 10:11:08
Hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës gjatë ditës së djeshme, ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit Avdullah Hoti.

Hoti përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

Kryeministri ka theksuar se qytetarët në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve

Postimi i plotë:

Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend.