​Presidentët Thaçi e Trump takohen sonte?

24.09.2018 21:56:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sonte me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Siç mëson KosovaPress, takimi do të zhvillohet rreth orës 20:00, sipas kohës lokale në Nju Jork.

Presidenti Thaçi ka njoftuar më parë se në takim ata do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve.

Ky do të jetë takimi i dytë i presidentit Thaçi me homologun e tij amerikan.