​Tri sulme për tetë ditë në Evropën Perëndimore

23.07.2016 13:22:21

Autoritetet iraniane kanë thënë se komuniteti ndërkombëtar, luftën kundër terrorizmit duhet ta shndërrojë në prioritet.

Këto deklarata erdhën pas sulmit me armë zjarri të 18 vjeçarit gjermano-iranian në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona, mes tyre tre kosovar.

Ky sulm, ishte i treti në civilë në Evropën Perëndimore në tetë ditë.

“Sot, lufta kundër terrorizmit, në çdo formë dhe vend, është një kërkesë urgjente e komunitetit botëror që duhet të konsiderohet si prioritet nga të gjitha vendet në një konsensus ndërkombëtar,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit Bahram Qasemi.

“Vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur janë bërë njollë në historinë njerëzore,” tha Qasemi.