​Veseli e Lladrovci vizitojnë pyjet e djegura në Drenas – bëjnë apel për kujdes

20.04.2020 15:24:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci kanë vizituar pyjet që janë djegur gjatë ditëve të fundit në këtë komunë.

Nga atje kreu i PDK-së ka bërë thirrje që të ruhen pyjet, derisa ka thënë se vendi që sot e kanë vizituar është monument i lirisë pasi në atë pjesë kanë qëndruar heronjtë e Kosovës gjatë luftës.

Veseli ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit që kanë qenë të angazhuar në fikjen e këtyre zjarreve gjatë 48 orëve të fundit.

“Ambienti ku jemi nuk është vetëm ambient i bjeshkëve të Kosovës, ky është monument i lirisë, atje është lart mbrojtja e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ku është flamuri, ky është vendi ku kanë qëndruar heronjtë e Kosovës Fehmiu, Xheva, Ragipi, Ra sim Kiqina. Do të thotë është shumë më rëndësi për t’i mbrojtur këto male, keni parasysh vetëm sa gjallesat janë djegur këtu. Gjallesa të cilat pavarësisht që janë kafshë janë djegur, janë këta njerëz që po e rrezikojnë jetën e tyre. Është ky vend, i cili iu nevojitet si ambient”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre.

Ai deklaroi se kanë vetëm 16 zjarrfikës në nivel komune dhe se për gjatë 48 orëve të fundit ata kanë punuar pa ndërprerë.

“Jemi këtu në bjeshkët e Baicës, Abrisë dhe të Tërdecit, për ta parë dëmin e madh që është bërë nga zjarrvënia nga njerëz të papërgjegjshëm. Ne kemi bërë apel që t’i ruajmë pyjet tona, nëse ne i ndezim nuk i bëjmë dëme një njeriu, lagjes apo katundit, i bëjmë gjith ë vendit tonë, i bëjmë ambientit tonë. Andaj ne apelojmë te të gjithë qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre apo edhe kur i ndezin për ndonjë bahçe të veten t’i kenë nën kontroll për arsye se ne kemi një numër të vogël të zjarrfikësve, 16 zjarrfikës për të gjithë komunën tonë, që i bie 4 zjarrfikës në ndërrim dhe ne ua kemi marrë shpirtin që 48 orë zjarrfikësve tanë. Vetëm për një javë i kemi pasur 27 zjarrvënie”, tha ai.

I pari i Drenasit u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që keqbërësit të dalin para drejtësisë.

Ndërkaq, drejtori i Zjarrfikësve në Drenas, Afrim Gjeli, tha se këto zjarre të shkaktuara konsiderohen të qëllimshme pasi nuk ka pasur temperatura të larta. Ai tha se të gjithë zjarrfikësit tashme 48 orë janë duke intervenuar në ato pjesë malore.

“Këto z jarre konsiderohen të qëllimshme për shkak se nuk ka temperatura aq të larta duke marrë parasysh se është muaji prill. Kjo pjesë gjeografike shfrytëzohet nga qytetarët për piknik. Ndoshta nuk jam përgjegjës për të konstatuar qëllimi i këtij zjarri, a është i qëllimshëm apo nga pakujdesia, sepse janë organet tjera që merren. Mbi të gjitha zjarrfikësit janë që mbi 48 orë që janë duke intervenuar në shuarjen e zjarrit në këto pjesë malore”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës ka vizituar edhe xhaminë e cila është djegur në këtë komunë, si dhe ka vizituar fermerët.