Studimi zyrtar tregon se kur mund të ketë zero raste në Itali, por çdo gjë varet nga rajonet. Në Lombardi parashikohet goxha larg

20.04.2020 15:32:17

Sipas studimit të Observatorit kombëtar të Shëndetit, Në Emilia-Romanja dhe Toskanë zerimi i rasteve të infektuara me koronavirus pritet të ndodhë jo më përpara se fundit të majit, ndërsa në disa qytete të tjera edhe më vonë.

Fundi i emergjencës koronavirus në Itali mund të ndodhë në kohë të ndryshme në zona të ndryshme.

Në Lombardi dhe në Marke zero raste të reja me Covid mund të verifikohen jo më përpara se fundi i qershorit.

Në Emilia-Romanja dhe Toskanë jo më përpara fundit të majit, ndërsa në zona të tjera, mes fundit të prillit dhe fillimit të majit.