​Zhvillonin lojëra fati, dy të arrestuar në Gjakovë

13.09.2020 12:03:31

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që të njëjtit janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati (bixhoz).

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri aparate Apex nga Dogana e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati (bixhoz). Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri aparate Apex nga Dogana e Kosovës. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.