Përvalla, kjo perlë natyrore e Kosovës

21.08.2016 20:29:58

Haki Latifi

Gjatë qëndrimit për pushime në Kosovë vizituam me familje Prevallën, në të cilën përjetuam momente të paharruara, nga dëshira për të vizituar dhe përjetuar sërish ritmet e mrekullueshme të natyrës, ishte shumë e madhe.

Vërtet ishte një emocion që vështirë shprehet me fjalë.

Andaj kujtoj se kurdo që dikush ka nevojë për t’u larguar nga streset e përditshmërisë apo që thjesht të rimerrni energjitë e humbura, nuk do të gaboni nëse ia mësyni Prevallës.

Nëse dëshira juaj është që të shëtisni në natyrë, këtu do të gjeni parajsë të vërtetë në pyjet e pasura me pisha dhe drunj të tjerë.

Natyra e saj e paprekur të magjeps dhe të bën ta duash që në shikimin e parë. Bimësia e begatshme shtrihet skaj më skaj horizontit duke i dhënë kësaj zone një pamje përrallore. Ajri i pastër dhe i freskët e rigjallëron trupin dhe shpirtin e çdo vizitori.

Përshtypjet emocionale që fiton njeriu në këtë panoramë piktoreske janë të papërshkrueshme me fjalë, kështu vizita në këto treva është më së e nevojshme. Emocionet janë të forta teksa bëhesh pjesë e magjisë së natyrës. Pushimi në ambient malor është pushim aktiv sepse ju bën të lëvizni vazhdimisht dhe të kërkoni sfida të reja, të cilat në asnjë moment nuk do të mungojnë. Pos pamjeve të bukura për sy, gërshetimi rrymave të ajrit dhe natyrës në këtë vend, falë pozitës gjeografike, ka efekte shëruese. Është shumë e mirë edhe për persona që kanë probleme të frymarjes, pasi në ketë pikë takohen dy klima ajo mediterane nga Drini dhe klima e Vardarit. Sigurisht edhe lartësia mbidetare mbi 1750 metra e bën të veten si dhe kodrat plot me borë deri ne muajin korrik. Për kënaqësinë tonë në Prevallë në Restaurantin Prevalla u takova me miqtë e çmuar nga Gjermania, veprimtarët e palodhur të çështjës kombëtare Rexhep Rexhepi dhe Mejdi Laçaj . Në të cilën i falenderoj nga zemra për kohën që kaluam bashkë.

Aty gjithashtu ka edhe hotele apo shtëpi banimi që ofrojnë kushte të mira, për pushime që do të mbahen mend.

E problem tjetër në këto anë mbetet edhe një pjesë e rrugës së paasfaltuar si dhe mbeturinat që hidhen kudo nëpër këtë fushë në të cilën thuaja se nuk kujdesen komunarët nga Prizreni !!

  1. FB_IMG_1471803665901FB_IMG_1471803718646FB_IMG_1471803912647