Gjermania miraton planin e parë të mbrojtjes civile prej Luftës së Ftohtë

21.08.2016 20:24:26

Gjermania do të miratojë një plan të mbrojtjes civile, i pari prej fundit të Luftës së Ftohtë duke i bërë kërkesë popullsisë për të grumbulluar rezerva në ushqime dhe ujë për disa ditë, bëri të ditur sot një gazetë gjermane.

“Plani nënvizon prioritetin e mbështetjes së trupave nga civilët, duke theksuar domosdoshmërinë e përforcimit të kapaciteteve për të menaxhuar sistemin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ndërtesave që pritet të miratohet të mërkurën nga qeveria”, referuar të përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Kontaktuar nga media, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane konfirmoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një “strategji të mbrojtjes civile” pa dhënë më tepër detaje.