Istituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se 10 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, nga 137 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR gjatë të hënës.
“Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 387, ndërsa IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe tre persona.
Njoftimi i plotë:
TRE TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!
Sot më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan.








































