A ka rol SHBA në rrëzimin e Qeverisë?! Kurti: “U akuzova si antiamerikan, nuk u pajtova me Grenell”

14.04.2020 21:56:28

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për prestigjiozen britanike ”The Economist” ka folur për rolin e SHBA dhe Hashim Thaçit në rrëzimin e qeverisë së tij dhe përplasjet e me të dërguarin e posaçëm Richard Grenell.

Kurti thotë se u akuzua si antiamerikan për shkak të përplasjeve me Grenell jo për marrëveshjen me Serbinë, por për përmbajtjen e saj.

Kreu i LVV tha se nuk e konsideronte që përplasjet me Grenell do të kishin rëndësi të madhe por sipas tij doli që kishte duke nënkuptuar këtu edhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Ata më akuzuan si antiamerikan sepse në këtë pikë nuk u pajtova me ambasadorin Grenell. Kështu që, unë u pajtova me ambasadorin Grenell që duhet të kemi një marrëveshje me Serbinë, se një energji e re është e nevojshme, por atëherë kur bëhet fjalë për përmbajtjen e marrëveshjes, ne patëm mospajtime. Nuk e konsideroja që ky mospajtim duhet të kishte një rëndësi kaq të madhe, por doli të ishte i tillë” – tha Kurti.