10 skuadrat më të shtrenjta të futbollit në botë për vitin 2016 ( foto)

13.01.2017 23:21:55

Revista prestigjioze e biznesit amerikan, “Forbes”, ka publikuar listën e dhjetë skuadrave më të kuotuara në botën e futbollit. Nga Real Madridi, që vijon të ketë primatin, për të vijuar me rivalët e mëdhenj të tyre, katalanasit, e përfunduar te Tottenham Hotspur. La Liga (Spanjë) përfaqësohet në këtë klasifikim për vitin që shkoi me dy gjigandët e vet, ndërsa Premier League (Anglia) dominon me gjashtë skuadra. Gjermaninë e përfaqëson Bayern Munich, ndërsa Italinë Juventusi. Më poshtë, përmes fotove, të shoqëruara edhe me vlerën përkatëse financiare, sipas “Forbes”, njihuni me renditjen e dhjetë skuadrave të futbollit më të kushtueshme në glob.

1. Real Madrid. Vlera aktuale është 3,225 milionë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar (2915), teksa fitoi 694 milionë dollar në të ardhura.2.

Barcelona Vlera aktuale është 3.146 milionë euro, 12% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 675 milionë dollarë në të ardhura.3.

Manchester United Vlera aktuale është 3.317 milionë euro, 7% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 625 milionë dollarë në të ardhura.4.

Bayern Munich Vlera aktuale është 2,678 milionë euro, 14% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 570 milionë dollarë në të ardhura.5.

Arsenal Vlera aktuale është 2017 milionë euro, 54% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 524 milionë dollarë në të ardhura.6.

Manchester City Vlera aktuale është 1,921 milionë euro, 40% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 558 milionë dollarë në të ardhura.7.

Chelsea Vlera aktuale është 1,661 milion
ë euro, 21% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 505 milionë dollarë në të ardhura.8.

Liverpool Vlera aktuale është 1.548 milionë euro, 58% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 471 milionë dollarë në të ardhura.9.

Juventus Vlera aktuale është 1.299 milionë euro, 55% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 390 milionë dollarë në të ardhura.10.

Tottenham Hotspur Vlera aktuale është 1,017 milionë euro, 69% më shumë se vitin e kaluar, teksa fitoi 310 milionë dollarë në të ardhura.