Qindra-mijëra euro vjedhje, goditet mafia shqiptare në Austri

13.01.2017 23:03:05

Pesë persona pjesë e një organizate kriminale shqiptare që merrej me vjedhje janë arrestuar në Austri.

Siç raportojnë sot mediat lokale, ata u vunë në pranga në Innsbruck.

Sipas policisë austriake, dega kryesore e bandës që vepronte që prej vitit 2011, ishte në Austri, por kishte shtrirje edhe në Gjermani e Zvicër.

Sipas policisë, dëmi i shkaktuar nga organizata kriminale në Austri arrin në 575.000 euro dhe rreth 200.000 euro në Gjermani, raporton media austriake “oe24”