Tronditet Elbasani /Banorët të shqetësuar: Çfarë po ndodh?

13.01.2017 23:02:15

Disa lëkundje të forta kanë tronditur sot qytetin e Elbasanit dhe më gjerë. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët e Elbasanit të cilët kanë informacione duke shprehur shqetësimin e tyre. Ata thonë se lëkundjet kanë qenë me dhjetëra dhe shumë të forta.

Nga ana tjetër nga Instituti i Sizmologjisë në vend nuk ka asnjë të dhënë për lëkundje sizmike.“Përshëndetje. Doja t’ju pyesja nëse keni ndonjë informacion mbi tërmetet sot, se këtu në Elbasan kemi ndjerë 4-5 lëkundje shumë të forta por nuk po e marrim vesh se çfarë është. Lëkundjet kanë qenë shumë të forta edhe janë ndjerë në të gjithë qytetin. Lëkundje aq të forta mund të shkaktohen vetëm nga tërmetet”, shkruan një qytetar nga lagjja Skënderbej.

“Jemi në panik. Të shkruaj nga Kuqan Elbasan. Ka shume lëkundje, nuk e dimë se çfarë është, s’kemi asnjë informacion zyrtar”, thotë një banor.

“Dhjetëra tërmete kanë ndodhur sot në Elbasan, cila është arsyeja apo s’keni marr informacion se kemi dyshime që mund te jetë për shkak të ndonjë kompanie”, thotë një tjetër banor i qytetit. Nuk dihe ende arsyet misterioze të këtyre lëkundjeve dhe për sa kohë do vazhdojnë.