10 sulme për 18 muaj, Franca po përjeton ferrin nga terroristët

22.04.2017 10:37:37

Franca ka qenë nën gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015 dhe ka pësuar një valë të sulmeve terroriste që lanë të vrarë më shumë se 230 persona në dy vitet e fundit.

Sulmet terroriste në Nicë, kur një shofer kamioni la të vdekur 84 persona gjatë festës Dita Bastille, bëri që ky është sulmi më i madh terrorist në historinë e Francës.

Janar 2015 sulmi në redaksinë e “Charlie Hebdo”

Të shtënat me armë zjarri në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, më 7 janar, lanë të vrarë 12 persona përfshirë edhe dy policë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit gjatë sulmit i bëri thirrje islamiste. Sipas versionit zyrtarë, motivi për sulmin ishte hakmarrje për karikaturat e Profetit Muhamed në gazetë.

Në të njëjtën ditë, bashkëpunëtori i terroristëve Amedi Coulibaly, qëlloi një njëri afër shtëpisë së tij, i cili mbijetoi. po i njëjti të nesërmen qëlloi një polic dhe plagosi disa kalimtarë. 9 janar u mbanë peng disa persona në një supermarket. Terroristët u vranë gjatë një operacioni të policisë franceze. Mirëpo, gjatë këtij operacioni policor mbetën të vrarë katër persona.

3 shkurt 2015, sulmi në Nicë në qendrën hebraike

Një person i cili kishte lidhje me terroristët në Paris më thike sulmoi rojet e sigurisë në qendrën hebreje në Nicë, tre persona u plagosën.

Më 19 prill 2015, tentim për sulm ndaj kishave

Algjeriani Sid Ahmed Glam, kishte planifikuar sulme ndaj disa kishave në Paris. Ai goditi një vajzë franceze me makinë, kështu ai aksidentalisht plagosi vetën në këmbë. Më pas u arrestua nga policia dhe ju gjet një sasi e madhe e armëve. Përveç kësaj policia gjeti fakte se personi në fjalë kishte marr urdhra nga Siria që të organizonte sulme në kisha.

26 qershor 2015, sulm terrorist në fabrikën kimike

Francezi Jasin Sali, i preu kokën shefit të tij dhe në rrobat e tij u gjet një deklaratë myslimane. Deri sa ishte në fabrikë ai tentoi të kryente sulm me gaz, mirëpo policia franceze arriti ta arrestonte. Në fund të vitit 2015, ka kryer vetëvrasje në burg.