100 fëmijë janë bllokuar në një ndërtesë në Aleppo

13.12.2016 15:16:52

Të paktën 100 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit janë bllokuar në një ndërtesë që është nën sulm të rëndë në lindje të Aleppos, tha UNICEF.

Duke cituar një mjek të paidentifikuar, organizata thekson se fëmijët janë  të pashoqëruar apo të ndarë nga familjet e tyre, dhe janë të bllokuar në një ndërtesë në Aleppo.

Kjo organizatë bën thirrje për evakuimin e menjëhershëm të fëmijëve nga enklavën rebele.