Edhe Holanda po vuan për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në këtë vend u shënuan 112 vdekje. Ndërkohë që totali i viktimave për shkak të virusit ka shkuar në 546.
Numri i të infektuare deri tani është 8603.
Autoritetet njoftuan se 1172 vetë janë infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.
Qeveria ndërkohë ka ashpërsuar masat duke mos lejuar grumbullimet dhe daljet e kota, në përpjekje për të shmangur përhapjen e pandemisë.