115 familje të bllokuara nga bora në Dibër

23.01.2019 22:10:11

Vazhdojnë reshjet e dëborës në disa njësi të Qarkut Dibrë, si në Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht.

Si pasojë në fshatrat Tërnovën e Madhe dhe Tërnovën e Vogël janë bllokuar 115 familje.

Bora vazhdon të bjerë dhe deri tani sipas banorëve raportohet se në Lurë trashësia arrin në 20 cm.

Në disa njësi të Bulqizës si në Ostren dhe Trebisht lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë.