Këshilli Grevist në Deçan: Greva ka vazhduar edhe sot, e vetmja shkollë që mbajti mësim ishte ajo në Gllogjan

23.01.2019 22:03:16

Këshilli Grevist i Komunës së Deçanit përmes një njoftimi për media, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj i cili tha se sot është zhvilluar mësim.

Ramosaj në një deklaratë për Telegrafin, deklaroi se në disa prej shkollat e komunës së Deçanit, sot është zhvilluar procesi mësimor.

Këshilli Grevist, ka dekalruar se sot greva ka vazhduar me përkrahje të fuqishme nga mësimdhënësit e kësaj komune.

” Prej 20 shkollave sa numëron kjo Komunë 2 të nivelit të mesme të larta dhe 18 të nivelit fillor dhe e mesme e ulët, 19 sish i janë përmbajtur vazhdimit të grevës të shpallur nga SBASHK u. I vetmi institucion arsimor që ka zhvilluar procesin mësimor është SHFMU”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan”, thuhet në njoftimin për media.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Grevist i Komunës së Deçanit deklaron se sot më 23 1.2019  Greva  ka vazhduar me përkrahje të fuqishme nga mësimdhënësit e kësaj Komune. Prej 20 shkollave sa numëron kjo Komunë 2 të nivelit Të Mesme të Larta dhe 18 të nivelit Fillor dhe E Mesme e Ulët, 19 sish i janë përmbajtur vazhdimit të Grevës të shpallur nga SBASHK u.I vetmi institucion arsimor që ka zhvilluar procesin mësimor është SHFMU”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

Informatat tona janë shumë të sakta dhe i kemi të konfirmuara nga Kryetarët e Këshillave Grevistë të 19 shkollave raporte që i janë përcjellur Këshillit Komunal të Grevës që nga ora 9 kur ka nisur orari i grevës deri në përfundimin ditor të saj në ora 12. Vlen të theksohet vendosmëria e mësimdhënësve për të vazhduar me grevë deri sa SBASHK u të arrijë një marrëveshje me Qeverinë e cila do të plotësonte qëllimit të grevës. Edhe njëherë shprehim keqardhjen tonë për gjendjen e krijuar në Shkollat tona , në shtëpitë tona  ku më së shumti po e pësojnë fëmijët tanë por edhe ne bashkërisht. E gjitha po ndodh pa dëshirën as fajin tonë. Ju lutemi prindërve të nxënësve tanë  ta kemi mirëkuptimin tuaj..kujtoni parimin NISU NGA VETVETJA DHE TË GJITHA RRUGËT DO T I KESH TË RRAFSHËTA…Mos  u bëni pjesë e atyre që nuk mendojnë se mësuesit duhet t i kthehet SOT DINJITETI!

Jemi të vendosur në të drejtën tonë…Kanalizojeni aty ku duhet presionin tuaj. Se E VERTETA DERMON HEKUR.