122 rastet me koronavirus janë nga këto komuna, Prishtina më së shumti

29.06.2020 21:05:22

Nga 231 testime të bëra kanë rezultuar 122 raste pozitivë me COVID-19 në Kosovë, ka njoftuar IKSHPK-ja.

IKSHPK ka bërë të ditur gjithashtu se 81 persona janë shëruar.

Më së shumti raste janë konfirmuar në komunën e Prishtinës, gjithsej 41 të infektuar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.