Mjeku i Trump pranon se mund të ketë dalë në konkluzione për pesë minuta

28.08.2016 18:18:13

Mjeku i kandidatit republikan për president të ShBA-ve Donald Trump, ka thënë se e ka shkruar raportin mjekësor për pesë minuta.

Ai tha se e ka shkruar në shpejtësi prej 5 minutash raportin rreth shëndetit të Donald Trump, për shkak se vetura e këtij të fundit po e priste jashtë.

“Në nxitim mendoj se disa fjalë nuk janë shkruar ashtu siç duhej.”, tha Dr Harold Bornstein për NBC news.

Raporti i Bornstein thoshtë se “Trump do të jetë njeriu më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëhërë në presidencë”.

Dy javë para shkrimit të raportit, Trump kishte shkruar në tëitter se së shpejti do ta udhëzonte mjekun e tij, të nxjerrë një raport të plotë mjekësor, duke shtuar se ai raport do të tregojë perfeksionizmin, duke aluduar në shëndetin e tij.