146 libra për Shtëpinë e të Moshuarve nga “Maniakë t’Leximit”

10.12.2016 18:36:30

“Maniakë t’Leximit” sot kanë realizuar pjesën e parë të iniciativës “Një libër për festa”, me ç’rast 146 libra u dhuruan në Shtëpinë e të Moshuarve.

Pjesa e dytë e kësaj iniciative përfshin librat për fëmijë, të cilat do t’u dhurohen repartit të Pediatrisë në QKUK.

Përveç “Maniakë t’Leximit”, pjesëmarrës kanë qenë edhe “Maniakë t’Kuzhinës”, të cilët kanë organizuar drekë për të moshuarit.

15355638_215360008915015_4833109286168190579_n