02.01.2019 03:05:12

A THUA KY VIT DO TË JETË VDEKJE PËR SË GJALLI PËR TRADHTARËT, APO DO TË JETË VDEKJE ME TURP PËR ADHETARËT ?!

Shefqet Jashari Strofci

Po qe se Xhavit Haliti dhe dy pionët e tij, Thaçi e Veseli, me ndihmen e Ramush Ages, e realizojnë skenarin serb për defaktorizimin e Pavarësisë së Republikës së Kosoves, duke ia falur Serbisë, zullumet, masakrat , pastrimet etnike, pasuritë e çmuara të Kosoves Veriore, e duke e faktorizuar Bashkësinë e komunave serbe me kompetencat ekzekutive, Republika e Kosove do të jetë vetëm në letër e pavarur, por në fakt do të jetë neokoloni serbe, për ta kullotur së bashku si e kulloten qe 18 vjet, kriminelët dhe hajnat e Kosoves, me kriuminelët dhe hajnat e Beogradit. 
Në këtë rastë shqiptarët që ,,dy gisht ia kan dhënë xharrahut’’le të mbyten në ,,Pusin e Bullit’’ apo në ,, Pusin e Hamzes’’.
Ndërsa veprimtarët e Kosoves që nga një argat ia kanë bërë Atdheut, do të jenë të vdekur për së gjalli me faqe të zezë që u banë argat të spiunëve serb. 
Edhe parija e subjekteve politike dhe deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosoves do të jenë të mallkuar nga populli dhe nga Zoti. Këta argat të Serbisë do t’i pret dënimi i historisë, dënimi i Zotit dhe dënimi i Kanunit të Dugagjinit. Do të jenë të shkatrruar, e farë sosur që e keqpërdorën voten e populit !