1,511 raste aktive me coronavirus në Kosovë

05.06.2021 09:00:30

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se aktualisht janë 1,511 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Malisheva, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,244.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,711 raste.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.