Dumoshi i reagon Bajramit: E ke ofenduar Atin e Shenjtë, ai nuk pret njerëz nëpër holle

05.09.2016 22:34:01

Shefja e Stafit të Kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami e cila ka thënë se kryeministri nuk është pritur nga Papa Françesku por thjesht është takuar me të në një holl të Vatikanit.

Përmes një postimi në Facebook, Dumoshi ka thënë se Bajrami me fjalët e saj e ka ofenduar edhe Atin e Shenjtë i cili siç e dinë njerëzit e arsyeshëm “nuk pret njerëz nëpër holle”.

Lexoni postimin e plotë:

Një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila destinacionin më të largët për vizitë zyrtare e ka rreth 40 Kilometra larg Prishtinës, qenka përpjekur të analizojë takimin dhe pritjen që Papa i ka bërë Kryeministrit Mustafa.Kjo deputete, anëtarët e partisë të së cilës e kanë problem të marrin pjesë në pritje që organizohen në Prishtinë, e ka analizuar pritjen e organizuar në Bazilikën e Shën Pjetrit, e cila si e tillë i rezervohet vetëm pak burrështetasve. Në këtë rast, Presidenti dhe Kryeministrit të Kosovës dhe liderëve të shtetit shqiptar, i është rezervuar pritje e veçantë nga Papa Françesku, duke pas parasysh shenjtërimin e Nënë Terezë, dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për shqiptarët dhe Kosovën kjo ngjarje. Me këto fjalë ajo ka ofenduar edhe Atin e Shenjtë i cili siç e dinë krejt njerëzit e arsyeshëm “nuk pret njerëz nëpër holle”.Por, Valdetja nuk i din këto gjëra. Ajo din me hedh gazlotësjellës!