160 mln USD për luksin e Rilindjes. Paratë e shqiptarëve shkuan për zyra dhe orendi

14.01.2017 14:07:14

Qeveria e Shqipërisë shpenzoi 20.7 miliardë lekë ose 160 milionë dollarë amerikanë në tendera luksi gjatë vitit të kaluar. Zbardhrt tabela zyrtare të tenderave që u zhvilluan vitin e kaluar, sipas publikimeve në Agjencinë e Prokurimit, të cilat nuk kanë shkuar në përfitim të qytetarëve, por kanë financuar ekskluzivisht luksin e zyrtarëve dhe administratës publike.

Sipas të dhënave, në total për vitin 2016 janë zhvilluar mbi 2673 tendera luksi, për rikonstruksione zyrash, blerje mobiljesh, karburant dhe kancelari me një faturë totale prej 160 milionë dollarësh amerikanë.

Tabela tregon se shumica dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar me proçedura të mbyllura, pra pa garë mes kompanive ofertuese. Kjo ka rritur edhe më shumë faturën për taksapaguesit e varfër shqiptarë.

Edi Ramës i pëlqen që Rilindjen ta etiketojë si një domosdoshmëri kombëtare. Por të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se Rilindja e Edi Ramës është një ingranazh shumë i kushtueshëm burokratik, të cilit i pëlqen të notojë në luks me paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë.

Tenderat

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, zëri më i madh i shpenzimeve për rehatin e administratës së Rilindjes është ai i rikonstruksionit të zyrave. Në vitin 2016, administrata zhvilloi 593 tendera për rikonstruksione zyrash dhe supervizimin e tyre me një faturë totale prej 11.26 miliardë lekë ose 87 milionë dollar.

Në vendin e dytë të tenderave më të preferuar nga administrata qëndron blerja e orendive dhe mobiljeve për zyrat. Vitin e kaluar, institucionet publike zhvilluan 328 tendera për blerje mobiljes dhe orendish për zyrat e shtetit. Në total këto mobilje i kushtuan taksapaguesve shqiptarë 2.9 miliardë lekë

Paralelisht, janë shpenzuar dhe 6.5 miliardë lekë të tjera për blerje karburantesh, kancelari, servise automjetesh dhe shërbim ruajtje sigurie duke e çuar faturën e përgjithshme të kostos së administratës rilindase në 20.7 miliardë lekë ose mbi 160 milionë dollarë vetëm për një vit.

/SYRI.net

Image