Në trenin “rus” provokimi është bërë edhe në shqip (Foto)

14.01.2017 14:16:06

Në trenin ilegal që është nisur nga Serbia për në Kosovë, pos afreskeve me motive kishtare serbe, shkruhet edhe në shumë gjuhë të botës së “Kosova është Serbi”.

Në mesin e gjuhëve është edhe ajo shqipe.

“Kosova është Serbi”, thuhet me shkronja të mëdha në një vagon të trenit.

Ky tren, që është blerë me kredi ruse nga Serbia, pritet të futet ilegalisht në Kosovë mbrëmjen e së shtunës.