Në fokus rritja e transparencës dhe e llogaridhënies në shfrytëzimin e parasë publike

05.09.2016 13:22:00

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ishte në hapjen e programit kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm. Me atë rast, ministri Hoti, siç thotë në postimin e bërë në facebook, ka shprehur bindjen se kapacitetet auditive të brendshme do të jenë më të mëdha, si dhe mundësia e bashkërendimit ndërmjet auditorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm, të jetë më i madh. Më tej, ministri Hoti është shprehur se “fokusi i Kryministrit dhe Qeverisë së Kosovës qëndron në rritjen e transparencës, përformancës dhe llogaridhënies në shfrytëzimin e parasë publike”.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hoti:

Fillon trajnimin e Auditorëve të brendshëm në sektorin publik

Ka filluar sot programi kombëtar i trajnimit për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik, i cili trajnim organizohet nga Ministria e Financave – Njësia Qendrore Harmonizuese në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Fokusi i Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës qëndron në rritjen e transparencës, përformancës dhe llogaridhënies në shfrytëzimin e parasë publike, dhe besoj se këta auditorë që sot fillojnë trajnimin në fakt janë ata agjentë që do të jenë në shërbim të arritjes së kësaj objektive.

Mendoj që pas shumë viteve në reformat në financat publike, ky është ndryshimi më i madh që po ndodhë pas më shumë se 1 viti punë në përgatitjen e këtij Programi, i cili është jo vetëm për nevojat e institucioneve publike, por për të nxjerrë auditorë të brendshëm për të gjitha Organiztatat publike, ndërmarrjet publike dhe për autoritetet të tjera të cilat janë subjekt i Ligjit për auditim të brendshëm. Javën që shkoj e patëm një promovim të këtij programi së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar për Kualifikime dhe aty ajo na mbështeti dhe na siguroi që këto diploma që do ti merrni nga ky trajnim do të jenë të njohura ndërkombëtarisht, edhe në tregun evropian të punës. Sepse synimi ynë është që të nxjerrim auditorë të brendshëm, jo vetëm për nevojat e sektorit publik, por për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.

Jam jashtëzakonisht i kënaqur që po arrijmë të adresojmë një rekomandim të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, u bënë 2 vite rresht që ne si Ministri e Financave raportojmë në këtë Komision, dhe gjithmonë na është thënë dhe e kemi vërejte që nga fillimi se ka kapacitete të limituara brenda Organizatave buxhetore sa i përket auditimit të brendshëm. Tash, përmes këtyre trajnimeve besoj që do të krijohen resurset e nevojshme për këtë fushë shumë të rëndësishme të financave publike. Programi është kombinuar në mënyrë të tillë që ju të merrni jo vetëm njohuritë bazike teorike për auditimin e brendshëm, por ta komplementoni këtë pjesën teorike edhe me pjesën praktike me auditimet që do ti bën i nëpër institucionet të ndryshme”.

Kemi një bashkëpunim të mirë edhe me Auditorin e Përgjithshëm, dhe po shpresoj se përmes këtyre trajnimeve të krijohen kapacitetetet e nevojshme në mënyrë që të kemi një bashkërendim të aktiviteteve të rekomandimeve në mes Auditorit të Jashtëm dhe Auditorit të brendshëm.”

hotiauditimi1