Serbia ashpërson fushatën kundër Kosovës në UNESCO

06.09.2016 20:33:19

Beogradi zyrtar ka treguar se të martën mbrëma në Paris ka thirrur takim.

Aty Serbia zyrtarisht do të hap ekspozitë, me atë që e quan trashëgimia e saj shpirtërore, ku do ta paraqesë pasurinë-historike të Kishave Ortodokse që ndodhen në territorin e shtetit të Kosovës.

Gjithë kjo ngjarje ku janë ftuar top-diplomatët ndëkombëtar shihet si fushatë e ashpër e vazhdueshme e Serbisë, që ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO,ku u dështua tentimi i parë për anëtarësim.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, tek pas interesimit të Klan Kosovës, për gjithë këtë fushatë serbe, të martën u përgjigjën me porosi elektronike pasi që ministri dhe zv,ministri u tha se janë jashtë shtetit.