17-vjeçari shqiptar me medalje ari, në më të mirët e Amerikës

04.08.2016 15:55:28
Është biri i dy emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ja ka dalë të shkëlqejë duke përfunduar maturën me medalje ari dhe duke u renditur në 160 më të mirët e SHBA-së.
Genty Daku është 17 vjeç dhe në vjeshtë do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë në dy verërat e fundit, ka kontribuar në Shqipëri, duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës.

Rasti i Gentit ka nisur të shpërndahet në rrjetet sociale, si shembull i suksesit dhe model për bashkëmoshatarët e tij.