18 luftëtarë kurdë të vdekur pas sulmeve ajrore të Turqisë në Siri

25.04.2017 19:05:10

Të paktën 18 luftëtarë kurdë, të cilët po luftonin të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri, kanë mbetur të vdekur pas sulmeve ajrore të Turqisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Nga milicia kurde kanë deklaruar që pozicionet e tyre janë goditur nga disa sulme ajrore mëngjesin e së martës.

Ky grup është i mbështetur nga SHBA-të, të cila e konsiderojnë si njërin nga komponentët kryesore në luftën kundër ISIS.

Ndërsa Turqia ka deklaruar që ka sulmuar terroristë të lidhur me Partinë Kurdistane të Punëtorëve.

E nga Observatori Sirian për Të Drejtat e Njeriut, kanë deklaruar që mëngjesin e së martës janë sulmuar pozicionet kurde në provincën Hassakeh në veri-lindje të Sirisë.