18 vjet burg për vrasjen e djalit të axhës

17.03.2017 16:24:01

Një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 18 vjet burg të akuzuarin D.G me 18 vjet burg.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me 13 qershor të vitit të kaluar rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, para supermarketit, ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës, dhe më këtë ka kryer veprën penale.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dita e arrestimit.