Horror në trenin italian, shqiptarët rrahin dhe kafshojnë gruan shtatzënë

14.09.2016 22:45:20

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një tren të Italisë, ku protagonistë janë dy shqiptarë. Bëhet me dije se dy 23-vjeçarët kanë dhunuar një grua shtatzënë 8-muajshe e gjysmë.

Bëhet fjalë për 28-vjeçaren nigeriane, e cila ka qenë duke udhëtuar me trenin e linjës Milano-Venecia dhe po fliste në telefoon, kur është sulmuar nga dy persona, që më pas u identifikuan si dy shqiptarë 23-vjeç. Ata tentuan t’i merrnin celularin nga duart të resë.

28-vjeçarja nuk e lëshoi celularin. Veprim ky që më pas çoi në dhunën e shqiptarëve, të cilët e goditën me grushte, shqelma dhe e kafshuan gruan.

Ajo arriti të largohej dhe të kërkonte ndihmën e menaxherit të trenit, i cili lajmëroi policinë.

 

 

Teksa gruaja u transportua në spital në Chiari, efektivë të policisë gjurmuan dhe arrestuan një nga grabitësit dhe disa orë më vonë identifikuan dhe denoncuan edhe bashkëpunëtorin e tij, shkruan albeu.com.

Në spital, 28-vjeçarja e cila nuk ishte lënduar rëndë, lindi një vajzë. Tani, nëna dhe vogëlushja gëzojnë një shëndet të plotë.