Blerimi i pavarur, por i gjithanshëm, 31 mijë euro pagë vjetore (Dokument)

14.09.2016 22:29:26

Deputeti pa grup parlamentar, Blerim Shala, pothuajse e gjen në çdo punë, e gati në çdo udhëtim qeveritar.

Ai është “universali” i të gjitha qeverive. Ka qenë në Rambuje, ka qenë pothuajse në të gjitha ekipet negociatore të Kosovës me Serbinë dhe vazhdon të jetë pjesë e ekipit të Edita Tahirit.

E gjithë këto punë kanë një benefit financiar. Shala merr pagesa të mira për të gjithë këto punë që i kryen si deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Paga e Shalës për punën e deputetit që e bën arrin në 19 mijë e 836 euro që e ka deklaruar në Anti Korrupsion.

Ai po ashtu ka një kontratë financiare me Qeverinë e Kosovës që është paguar 8 mijë e 277 euro. Ka marr 2 mijë e 750 euro mëditje kesh nga Qeveria e Kosovës për udhëtime jashtë vendit dhe 163 euro nëpërmes bankës. Shala nga krejt këto punë që i bën ka përfituar 31 mijë e 53 euro nga buxheti i shtetit.

 

 

Shala braktisi AAK-në e Ramush Haradinajt, ku ishte nënkryetar, ndërsa tash është pa grup parlamentar./Indeksonline/