AAK i reagon Vulinit: Jeni humbësit më të mëdhenj, sikur në vitin 1999

15.05.2017 15:05:57
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklratave të Aleksandar Vulinit kundër Haradinajt, të cilit i tha se nëse do ta sheh përsëri ushtrinë e Serbisë do të zvarritet.

 

AAK-ja me një komunikatë i ka thënë se përgjigjën Serbia e ka marrë në vitin 1999, kurse Haradinaj dhe Kosova do të mbeten gjithmonë në këmbët e veta.

“Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, repliken e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndrojē në këmbët e saj. Sa për edukimin tuaj, duam t’ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrenuara, Asnjë përgjegjësi, asnjë kërkimfalje”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së, Vulini dhe Serbia mbeten humbësit më të mëdhenj sikur në vitin 1999 kur humbën nga NATO dhe UÇK-ja.

“Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj – ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s.  Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën.  Rruga e Kosovës eshtë e pa kthyshme!” bëhet e ditur në komunikatën e AAK-së.