“Luftëtari” i Facebook-ut që masakroi shokun e tij adoleshent në Pogradec (Foto)

14.09.2016 23:16:22

Profesioni: Luftëtar. Kjo ishte puna e shënuar në profilin në Facebook të Fabian Muçllarit, autori i vrasjes së 17-vjeçarit Fabio Hila pasditen e djeshme, përmes plumbave të një kallashnikovi.

Profili i tij në rrjetin social është i mbushur me foto me armë. Ndërsa, një nga shprehjet e tij të preferuara që e ka vendosur në profil është: “Çdo gjë që është e imja nuk preket”.

 

 

Në Fotografinë e kopertinës, Muçllari, i cili banonte në fshatin Vërdovë në afërsi të Pogradecit, poston foton e Jetnis Dollapit, me një armë gjysmë automatike, një nga miqtë e këngëtarit Stresi, që humbi jetën në aksident rrugor disa javë më parë.