Ardit Hyka ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte shumë ëndrra. Ky djalë i ri nga Elbasani që shikoni në foto i dha fund tragjikisht jetës herët në mëngjes, duke u vetëvarur në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pajun pranë qytetit Elbasan. Policia bën të ditur se u njoftua për vdekjen e djalit 20-vjeçar pasi ai u gjet nga familjarët në dhomën e tij, i varur me një kabull korrenti. Kjo ngjarje erdhi vetëm pak ditë pasi Arditi ishte kthyer nga Greqia ku kishte qëndruar kohët e fundit, në Ptolemaida.
Policia thotë zyrtarisht se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim. Hetimet e para flasin për një vetëvrasje. I riu ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Një flijim që e kishte tentuar edhe pak kohë më parë duke mos ia dalë dot. Dyshimet janë se vetëvrasja është bërë në kushtet e një tronditjeje psikologjike, pasi i riu kishte disa kohë që përballej me gjendje depresive, arsyet e të cilës nuk janë të qarta. Kjo ishte e qartë edhe në rrjetin social Facebook, ku djaloshi përcillte në profilin e tij mesazhe që tregonin gjendjen e tij shpirtërore.
Vetëvrasja dhe ndarja nga jeta, janë përjetuar keq nga të afërmit dhe shokët e tij.
Një prej tyre, Ideali, përcolli këtë mesazh të ndjerë:
“Miku im. shoku im. Vllau im i shtrenjtë. Isha te shtëpia jote para pak çastesh. Prisja qe sa te hyja brenda, te dilje dhe t’më përqafoje. T’më thoje, “Mire se erdhe o vëlla, seriozisht mendon se unë do ikja nga kjo Tokë?” Dhe ne fakt e drejte është, ti nuk ke ikur jo… Je ende mes nesh dhe ashtu do vazhdosh te jesh. Ti do jesh gjithmonë ai Ardit Hyka qe sillje aq gëzim mes nesh, aq paqe dhe aq lumturi sa nuk shprehet dot me fjalë. E mban mend ditën e fundit qe u takuam? S’mund ta besoj. Ishe aq i qeshur, aq i frymëzuar, aq i gëzuar sikur nuk kishte për te ndodhur asgjë. E mbaj mend si te ketë ndodhur sot. Tani po rri këtu dhe po kujtoj kohërat e bukura qe kemi kaluar bashkë. Ti vella nuk mund t’i beje keq askujt, perse e dënove veten kaq rende. Nuk do te harroj kurrë miku im. Ti do kesh po atë vend qe ke pasur gjithmonë ne zemrën time. Po shoh në qiell dhe e di qe ti po me sheh dhe ma bën me dore i qeshur.