20 vjet më parë si refugjat në Kukës, sot polici nga Kosova shërben në Thumanë

28.11.2019 18:45:46

Hasan Mulaj në vitin 1999 ishte refugjat në Kukës, aty ku kërkoi ndihmë dhe u strehua, pasi Kosova ishte në luftë.

Por 20 vjet më pas, ai është rikthyer në Shqipëri, kësaj radhe si polic për të shërbyer në Thumanë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj

Efektivi shikohet në dy foto bashkangjitur njëra me tjetrën, në të anën e majtë shikohet  efektivi në qytetin e Kukësit, i cili ndodhej aty gjatë viteve të vështira të luftës dhe nga ana tjetër shikohet po i njëjti person tashmë i rritur i cili po sakrifikon veten e tij me shpresën për të shpëtuar nga rrënojat personat që ndodhen nën të. Kjo gjë tregon solidaritetin që kanë të dyja vendet, edhe pse padrejtësisht jemi ndarë gjithmonë e kemi konsideruar veten vëllezër të një kombi.