21.07.2020 20:17:46
Anatomia e “FJALËS” Shqipe ese gjuhësore –
“FJALA” Shqipe e para “
Njerezimi lindi bashke me Gjuhen,..
dhe e para lindi “Fjala”,
dhe kjo ishte Shqipe,pellazge.
Gjeneza e fjalës shqipe duhet kërkuar në lashtësi,
jo vetëm në trajtën e folur por edhe të shkruar.
Sipas studjuesve, kohët e fundit është zbuluar
nëpërmjet një aparati spektometër në një papirus egjyptian,
fshirë në disa shtresa, gjurmët e shqipes të shkruara
me shkronja si të pellazgishtes.
Fjala “faraon” ka evoluar në ditët e sotme si “farët t-ona”.
Mendohet po kështu dhe vetë gjeneza e fjalës shqipe
“fjala” është shqipe po aq e lashtë
ne shtratin vet gjatë evolimit gjuhësor,
si “bëji të fala,dërgoji të fala, çoi fjalë,
deri tek fjalae sotme “fjalë-a”, etj.
Nëna “fjalë” shqip, ju thërret!
( L.K.) “FJALA” SHQIP
Fjala e ka burimin, ka rrënjë e zemër.
Fjala është si qenie e gjallë,
A s’është ajo frymë e ajër?
Njeriu lindi me fjalën.
Fjala ka jetë, ka kuptim.
Fjala ngre njerinë, fjala ka duar e këmbë,
në tela ajo merr dhenë.
Fjala ka vëlla e motër, ka sinonim,
antonim, kushërinj.
E para është Nëna, Nëna bëri Fjalën.
pastaj Evën dhe Adamin.
Nga fjala rrjedh Bibla dhe Kurani,
u mbushën librat me përralla,
Kur lindi fjala, lindi e vërteta,
lindi dituria, lindi për ne jeta.
Fjala është tingull, është shkronjë e letër,
Fjala është ngjyrim, përfytyrim,
Pa fjalë s’ka mendim, s’ka lidhje, komunikim,
Fjala është çelësi i jetës. Fjala është thesar,
s’ka si fjalët e urta, të mençura, të arta.
Fjala është ajër jete, Fjalët janë shkronja në rresht,
Fjala del nga goja, rrjedh nga mendtë,
Fjala dhe goja, janë motori i jetës.
Fjala është gjemb, kur e nget për të keq, bëhet plumb e helm
Fjala është mjaltë, sherbet e sheqer,
si Nënë Tereza e shenjtë,
mban trupin gjallë në jetë,
Sa e madhërishme është Fjala!
A ju ka shkuar ndër mend sa peshon një fjalë?
Fjala është mal, vullkan, Nuk ka më keq se fjala – zjarr!
Të shtrish njerëzit, kufoma përdhe
Kur dëgjon Help, Ndihmë, SOS, kur je në prag të varrit,
nuk ka si këto fjalë fatale. Please, të lutem,
është mëshirë, Jo “Shut up”, mbylle, mos fol,
turp, s’është edukatë, jo njerëzore.
Kujdes se humb për jetë njerinë, veten, mikun, shokun e miqësinë.
Fjala zgjatet, bëhet llastikë, tërkuzë,
bëhet thashethem, qimja bëhet tra,
lëmsh një dynja, ngreh botën në hava.
Një fjalë, vetëm një fjalë. Pyesni, mendohuni!
Sa ëndërron memeci në jetë, të thotë të artën fjalë.
Sa pa durim pret nëna, të thotë fëmija fjalën e parë!
Një jetë kalvar, një popull i internuar,
mos guxosh të hapësh gojën, të thuash një fjalë,
ajo shtrembohet, e pëson e gjen belanë.
Ushtari i plagosur në luftë, kur gjaku i vete lumë,
mezi nxjerr një fjalë, e ka një a]dikë pret
. Ata të zinjtë, para litarit, kur i thonë: “Thuaj një fjalë.” “Më jepni një krëhër.” Kjo është fjala e tij, Tërë jetën në pranga, qeli, tortura, burg, sa ëndërron, i burgosuri për fjalën Liri, kur të shohë ai dritë, fëmijë. Në prag të vdekjes lëngon, i sëmuri s’thotë dot një fjalë, vdekja në shtrat si arkivol.
Fjala bëhet shenjë, qepallat, sytë mbyll për jetë, rënkon të thotë, s’nxjerr një fjalë. Kur kafshën viziton veterineri, ajo s’thotë një fjalë, hingëllin, mjalluin, leh më kot, veterineri kupton fjalën, atë e shëron e shpëton. Si top futbolli me fjalën, luajnë, e hedhin, gjuajnë, e presin, Gjykatësi, avokatët lozin me nenet, me faj, pa faj, burgun ta ngjeshin, po ke para, të nxjerrin të lirë, le të jesh i lig, fjalën Liri ta shesin.
Fjalën poeti e ka shok, pa të do hante fletë e letër, prandaj ia di kimetin. Falën e hedh e përdredh, si grurin në lëmë në erë. Fjalën e lan, e than, e kreh, e qeth, e vesh, e zhvesh, si nëna fëmijën, e ka çelës, e bën si të dojë, përshesh. Fajin e bën gurin margaritar, art, vargun e trazon si t’i dojë qejfi, pse kështu qenka lezeti, Mbledh nga janë e s’janë, figura, krahasime, metafora, me mendje të çudisë dynjanë. Harron se ka më të mençëm. Populli fjalën bukur e lexon, më shumë se kushdo, Fjalën ai e çmon. Sa e madhe është dashuria, ajo shkrihet në buzë e në fjalë, tretet e bëhet lot, për të dhe për sisë, qan dhe fëmija.
E para është Nëna, pastaj vjen Fjala, Urime, shëndet, mbarësi, fat, vëlla, mik, paqe, shpirt, zemër, të puth. Më e madhërishmja në Botë, thesar i patretur, s’ka si kjo pasuri, I love, më thuaj, Fjala “të dua”. A s’është Fjala shqipe, simbol e flamur, një gjuhë, një komb, një fjalë, një atdhe, s’do të shuhet kurrë; sa të jetë fryma gjallë, sa të ketë jetë përmbi dhe, do të rrojë Fjala shqipe, sa te jetë Shqipja Nënë.! @-Luan Kalana,Florida SHBA ish Mesues dhe studjues i Gjuhes Shqipe. (marre nga Libri i porsa botuar ,por jo i shperndare”Atelie e Shpirtit”
L.K..fq 59-63.)