21 vjet nga atentati i Gligorovit, hetimi ende mbetet i hapur! (Video)

03.10.2016 10:04:12

Para 21 viteve më 3 tetor është kryer atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili ndërroi jetë në vitin 2012, në moshën 94-vjeçare. Ai e mbijetoi atentatin në vitin 1995 me lëndime të rënda në kokë.

Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij në vendin e punës së Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rasti Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski. /Telegrafi/