Dëbohen pesë shtetas të Maqedonisë nga Italia

03.10.2016 10:22:58

Pesë shtetas të Maqedonisë, katër burra dhe një grua, këtë mëngjes janë dëbuar nga Italia, sepse kanë propaganduar islam radikal dhe kanë rekrutuar njerëz për të luftuar në rajonet e krizës në Lindjen e Mesme.

Të pestit me një përcjellje të policisë kanë hipur në aeroplan dhe tashmë janë rrugës për në Maqedoni.

Sipas autoriteteve italiane, pesë shtetas të Maqedonisë kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me strukturat e njohura islamike radikale të Bosnjës dhe Hercegovinës.