24 persona figurojnë të zhdukur nga orteku që goditi hotelin në Itali

22.01.2017 16:17:37
Ka shkuar në 24 numri i njerëzve të zhdukur në rrënojat e hotelit që u godit nga orteku i borës në Italinë qendrore.
Numri i personave  të zhdukur u rrit, pasi një nga të mbijetuarit e konfirmoi se edhe disa njerëz me origjinë senegaleze ishin brenda ndërtesës në momentin e ortekut.

Policia italiane ka konfirmuar se njësitet e tyre janë duke vazhduar punën në gjetjen e njerëzve, por që kushtet klimatike nuk janë aspak të favorshme.

Deri më tani pesë persona janë konfirmuar të vdekur nga orteku i borës i cili goditi hotelin italian gjatë ditës së mërkurë.